Home Lajme A ju kujtohet burri që u bë hit në krejt botën me...

A ju kujtohet burri që u bë hit në krejt botën me të qeshurën e tij, e trishtë çka ka ndodhur sot me të

Personazhi i famshëm i shfaqjes televizive Juan Hoya Borja (65), i njohur më mirë me pseudonimin ‘El Risitas’ dhe  i cili bëri për vete miliona njerëz në mbarë botën me të qeshurën e tij, vdiq pasditen e së mërkurës në Spitalin Virgen del Rosio në Sevilla të Spanjës.

El Risitas ishte transferuar nga Spitali de la Caridad në Sevilla (ku jetonte) në Spitalin Universitar Virgen del Rocio në Sevilla, ku edhe  vdiq.Që nga shtatori i vitit 2020 «El Risitas» banoi në Spitalin de la Caridad në Sevilla, Spanjë.

Në shtator të vitit 2020, “El Risitas” u pranua në Spitalin de la Caridad në Sevilla, ku ai ka qëndruar që nga ajo kohë. Në moshën 65 vjeç dhe pasi kishte pësuar një amputim të këmbës si rezultat i një sëmundjeje, “El Risitas” kërkoi pranimin në një institucion shëndetësor në Sevilla. Joya lindi në Sevilla më 5 Prill 1956. Ai kishte një numër punësh gjatë gjithë jetës së tij, përfshirë gatimin dhe shkarkimin e thasëve me çimento.

Most Popular