Home Lajme Hapen diskotekat në Kosovë?

Hapen diskotekat në Kosovë?

Ka kaluar mbi një vit e gjysmë që nga dita kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para të të infektuarave me COVID-19.

Që nga atëherë shumë qytetarë humbën jetën e shumë të tjerë po vazhdojnë të jenë të shtrirë në spitalet e Kosovës, ku shpesh herë ka edhe mungesë të oksigjenit.

LEXO EDHE:
Kurti-Borrelit: Dialogu nuk është neglizhuar nga ne
Përpos rrezikut në shëndet të shumë qytetarëve, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në ekonomi e në zhvillimin e jetës në mënyrë normale të të gjithë njerëzve anembanë botës dhe jo vetëm në Kosovë.

Por pavarësisht gjithë kësaj, rrezikut të përhapjes së këtij virusi dhe shtimit të numrit të viktimave e të infektuarve dikush po pretendon se është koha për hapjen e klubeve të natës, apo njohur ndryshe si diskoteka.Image

Janë pikërisht disa nga përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe pronarë lokalesh në Prishtinë të cilët veçse janë duke paralajmëruar hapjen e klubeve që sipas tyre do të ndodh shumë shpejtë.

Të njëjtit madje nuk kanë hezituar që për këtë të shkruajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, pavarësisht se situata me COVID-19 vazhdon të jetë në kulmin e rrezikut e ku qytetarët e Kosovës ende nuk janë vaksinuar.

Pavarësisht se vazhdojmë të jemi nga vendet e pakta në botë që ende s’ka vaksinuar as më të paktën e popullsisë, të njëjtëve nuk u bëhet vonë për këtë çështje.

E gjitha për çfarë ata po brengosen në këtë kohë është hapja e lokaleve të cilën edhe e arritën në bazë të marrëveshjes që patën me Ministrinë e Shëndetësisë ku u kërkua të respektohen masat antiCOVID të pacaktuara për gastronominë, por që nuk po mjaftohen me kaq.Image

Të njëjtit duan hapjen e klubeve të natës, gjë që me shumë gjasë do të rriste edhe më shumë rrezikun për jetë të qytetarëve.

Derisa nëpër botë nuk është hapur thuajse ende asgjë, tek ne situata po vazhdon të ikën edhe më larg që të ketë edhe hapje të klubeve.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë që të kuptohet qartë se çfarë saktësisht po parashihet me këto paralajmërime të pronarëve të shumtë të këtyre klubeve.Image

Duhet përkujtuar që deri më sot në vend kanë humbur jetën 2 mijë e 153 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është afro 10 mijë, saktësisht 9 mijë e 485 raste.

Nga muaji mars i vitit të kaluar deri sot janë gjithsej 104 mijë e 717 kosovarë të cilët u infektuan dhe u përballën me situatën e krijuar në jetën e tyre si pasojë e koronavirusit

Most Popular