Home Lajme Abdixhiku, Kurtit: Nëse i ke humbur dokumentet e dialogut ke mundur t'i...

Abdixhiku, Kurtit: Nëse i ke humbur dokumentet e dialogut ke mundur t’i kërkosh sërish

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i ka reaguar Kurtit rreht deklaratës për dokumentacionin e dialogut.

Ai i ka thënë se është dobësi ta bëjë viktimën kur nuk është, dhe se dokumëntat i ka pranuar por nëse i ka humbur ka mundur ti kërkojë prapë.

“Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi. Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish”, ka shkruar ai.

Most Popular