Home Lajme Bekim Jashari nis "fushatën": Po i bëjmë me ujë të pijshëm mbi...

Bekim Jashari nis “fushatën”: Po i bëjmë me ujë të pijshëm mbi 25 fshatra

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot më anë të një statusi në facebook ka thënë së brenda mandatit të tij në udhëheqje të Komunës së Skenderajt 25 fshatra të qytetit të Skenderajt do të bëhen me ujë të pijshëm, shkruan rajoni.org.

“Brenda mandatit tim në udhëheqje të Komunës së Skenderajt, po i bëjmë me ujë të pijshëm mbi 25 fshatra të komunës sonë. Kjo falë bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane e cila ka financuar ndërtimin e gypit kryesor të ujësjellësit në mbi 25 fshatra kurse kyqjet individuale nëpër shtëpi janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe komuna jonë në 12 fshatra vitin e kaluar kurse në mbi 14 tjera këtë vit nga buxheti i komunës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Jashari

Kjo po cilësohet edhe si fushatë, duke ditur që për pak muaj janë zgjedhjet komunale.

Postimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Brenda mandatit tim në udhëheqje të Komunës së Skenderajt, po i bëjmë me ujë të pijshëm mbi 25 fshatra të komunës sonë.

Kjo falë bashkëpunimit me Qeverinë Zvicerane e cila ka financuar ndërtimin e gypit kryesor të ujësjellësit në mbi 25 fshatra kurse kyqjet individuale nëpër shtëpi janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe komuna jonë në 12 fshatra vitin e kaluar kurse në mbi 14 tjera këtë vit nga buxheti i komunës sonë.
Për të parë nga afër realizimin e projekteve në fjalë, sot pata nderin të pres në vizitë zyrtare ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, zëvendës udhëheqësin e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Laurent Torche, përfaqësuesin e CDI-së Lavdim Osmanaj si dhe pjesëmarrësit e tjerë në projektet përkatëse.

Me këtë rast vizituam rezervarin e ujit në fshatin Plluzhinë, stacionin e pompimit në LLaushë si dhe qytetarët që janë bërë me ujë të pijshëm falë bashkëpunimit me qeverinë zvicerane.

Me këtë rast u shpreha shumë i kënaqur me mënyrën se si janë realizuar këto projekte ku në emër të qytetarëve të Skenderajt u shpreha falënderues ndaj Ambasadës Zvicerane, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe CDI-së për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm në komunën tonë.

Në shenjë mirënjohje, për këtë kontribut të qeverisë zvicerane dhe bashkëpunimit të shkëlqyer, ambasadorit Kolly si dhe zëvendës udhëheqësit të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Laurent Torche, i dhurova mirënjohje në shenjë falënderimi, stemën e komunës, instrumentin muzikor okaria si dhe piktura në të cilat është paraqitur Kompleklsi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gruas së ambasadorit, kisha nderin t’i dhuroj lule dhe dhurata me simbole tona kombëtare, tradicionale.
Në fund të vizitës së bashku me delegacionin zviceran vizituam Prekazin dhe bëmë homazhe pranë heronjve e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Faleminderit popullit e shtetit zviceran që ndihmuan në realizimin e kërkesës elementare për ujë të pijshëm në Komunën tonë.

Most Popular