Home Lajme Hoti i përgjigjet Kurtit, për dokumentacionin mbi dialogun me Serbinë

Hoti i përgjigjet Kurtit, për dokumentacionin mbi dialogun me Serbinë

Pas deklaratave të Kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, lidhur me dokumentacionin e dialogut, ku ishte shprehur se më shumë ka gjetur dokumenta në Bruksel se në Prishtinë.

Ka reguar ish-kryeministri Avdullah Hoti, ku përmes facebook-ut i ka reguar Kurtit, se qeveria e tij ka përgaditur dokumentin “Pozicioni i Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë”, që e kanë prezantuar në Kuvend dhe është diskutuar me shoqërinë  civile.

Gjithashtu edhe deputetët e LDK-së pohuan të njejtën gjë, ku thanë se të gjitha dokumentët i janë dorëzuar Kurtit me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës.

“Të gjitha dokumentet e dialogut në qeverinë paraprake i janë dorëzuar kryeministrit aktual me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës. Një folder i protokolluar formalisht përmban në veçanti këto dokumente: – Pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë,- Raport i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Ëashingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.)- Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut. – Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.- Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog, – Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se mbetet i hapur për çdo informatë lidhur me dialogun për kohën sa ka shërbyer si kryeministër.

“Kryeminsitri aktual ka pranuar TË GJITHA informatat për TË GJITHA zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka thënë Hoti.

Most Popular