Home Lajme Ky është serbi i dyshuar për krime lufte në Drenicë

Ky është serbi i dyshuar për krime lufte në Drenicë

Kërkohet arrestimi i Trajan Trajkoviq, serbit të dyshuar për krime lufte në Drenicë

Koleksionuesi i dëshmive të luftës, Eaat Shala, ka kërkuar arrestimin e serbit Trajan Trajkoviq. Sipas tij, ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në rajonin e Drenicës, shkruan Mitropol.

Trajkoviq gjatë viteve 1997-1999 ka shërbyer në grupet parlamentare serbe në Rajonin e Drenicës.

Sipas informacioneve të siguruara nga njerëz të afërt të tij, besohet se në shtëpinë e tij në Kllokot ka një grumbull të dosjesve për krimet serbe, dokumente të aktivitetit të tyre dhe fotografi të luftës së fundit të cilat i kanë bërë gjatë kohës sa ishin në rajonin e Drenicës.

Kurse tash, sipas Shalës, i njëjti endet i lirë dhe po ashtu është drejtor shkolle në Kllokot.

Postimi i plotë i Esat Shalës:

Kerkojë nga shteti i Kosoves arrest urgjent.

Emri :Trajan
Mbiemri :Trajković
Vendbanimi :Kllokot
Aktiviteti:
Gjatë viteve 1997-1999 ka shërbyer në grupet parlamentare serbe në Rajonin e Drenicës.
Besohet se personalisht ka bërë egzekutimin e disa civilëve shqiptarë, ka kryer krime ndaj popullatës civile në rajonin e Drenicës.

Trajan Trajkovic është duke jetuar në Kllokot dhe një kohë të gjatë ka punuar në UNMIK dhe tër kohën ka punuar edhe për BIA-në Serbe deri sa në viti 2019 ishte Arrestuar nga Institucionet e Sigurisë së Kosovës nën akuzën për Spiunazh.

Trajan Trajković tani është duke punuar në Komunën e Kllokotit Drejtorë Shkolle në Sistemin e RKS-së dhe atë paralel të Serbis.

Sipas informacioneve të siguruara nga njerz të afërt të tij, besohet se në shtëpinë e tij në Kllokot ka një grumbull të dosjesve për krimet serbe, dokumente të aktivitetit të tyre dhe fotografi të luftës së fundit të cilat i kanë bërë gjatë kohës sa ishin në rajonin e Drenicës.

Most Popular