Home Lajme 7000 kosovarë për fundjavë në Ulqin

7000 kosovarë për fundjavë në Ulqin

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka bërë të ditur nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan(Kosovë-Mali i Zi), kanë hyrë rreth 7000 kosovarë.

Ai për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se kjo shifër pritet të rritet.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

Most Popular