Home Sport City merr tre pikë në Londër, shampanja e titullit mund të hapet...

City merr tre pikë në Londër, shampanja e titullit mund të hapet nesër

Manchester City vë të dyja duart te titulli kampion dhe për të ngritur lart trofeun, mund të mos ketë më nevojë për pikë të tjera, nëse rivali i qytetit, Manchester United nuk fiton nesër ndaj Liverpool.

“Citizens” ia dolën të marrin një tjetër fitore, këtë herë 0-2 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, duke u ngjitur në kuotën e 80 pikëve, teksa i kanë mbetur ende edhe 4 ndeshje për të luajtur.

Pas një pjese të parë në baraspeshë, Manchester City shënoi dy gola të shpejtë me Agueron e Ferran Torres në minutat 57′ dhe 59′, duke vulosur suksesin, ndërsa tani mund të përqendrohen plotësisht te gara në Ligën e Kampionëve, ku po luajnë gjysmëfinalet me Paris Saint Germain.

Most Popular