Home Lajme Pensionohet zyrtari komunal i Drenasit

Pensionohet zyrtari komunal i Drenasit

Eshte pensionuar zyrtari komunal i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit, Fadil Bujupi, transmeton drenicaonline.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Drenasit, Shqipe Zogu, përgëzoi për punën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në institucionin komunal.

“Ditë më parë z. Fadil Bujupi, zyrtar i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport mbushi 65 vite dhe kështu mbylli denjësisht kontributin dhe angazhimin pranë këtij institucioni! Duke e falenderuar përzemërsisht për gjithë punën e bërë në shërbim të lexuesve, i dëshirojmë jetë të gjatë e me shëndet të mirë!” – ka shkruar Shqipja.

May be an image of 6 people, including Albion Bucolli, people standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 2 njerëz dhe E brendshme

Most Popular