Home Lajme Skenderaj/ Pronat e komunës nuk mbrohen, ato shkatërrohen

Skenderaj/ Pronat e komunës nuk mbrohen, ato shkatërrohen

Janë 27 lokale nën stadiumin ‘Bajram Aliu” në Skenderaj, të cilat komuna nuk ka arritur asnjëherë që t’i jepte me qira dhe në këtë mënyrë ato janë dëmtuar në masë të madhe. Në disa sosh janë thyer edhe dyert dhe përbrenda lokaleve janë krijuar grumbuj bërlloku dhe janë bërë qerdhe për qentë endacakë. Madje, në një gjendje siç janë, në to i kryejnë nevojat biologjike edhe qytetarët.

Në atë pjesë, janë vetëm 3-4 lokale që mbahen me qira, por jo nga komuna. Disa që i kanë marrë me çmim tepër të ulët, mos të themi qesharak, ua japin ato njerëzve të tjerë dhe në këtë mënyrë njerëzit përfitojnë ilegalisht nga prona e komunës. Deri me tani, komuna e Skenderajt nuk ka ndërmarrë asgjë që kjo gjendje të përmirësohet.

Në interesimin e gazetës online Vision Mega për të ditur se për ç’arsye prona e komunës nuk mbrohet, por lihet që të shkatërrohet, askush në komunën e Skenderajt nuk është përgjigjur. Në fakt, qëmoti Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt nuk funksionon dhe rolin e zyrtarëve për informim e ka marrë krejtësisht në dorë kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili gjithçka që ndodhë në komunë e adreson në llogarinë e tij në facebook./Vision Mega/

Most Popular