Home Lajme Gani Koci poston një video për Specialen që kryediplomatja kosovare kurrë s'do...

Gani Koci poston një video për Specialen që kryediplomatja kosovare kurrë s’do ta shikonte

Anëtari i PDK-së, Gani Koci ka postuar në Facebook një deklaratë të para disa viteve të ministres së tanishme të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Gërvalla tani është ministre e Jashtme e Kosovës në Qeverinë Kurti 2.

Ajo mori kritika edhe për fjalimin e saj në KS të OKB-së kur tha se shqiptarët kishin qenë viktima të holokaustit sikur çifutet dhe serbët.

Most Popular