Home Lajme Abelard Tahiri ia qëllon vetëm emrit, të gjitha fjalët e tjera i...

Abelard Tahiri ia qëllon vetëm emrit, të gjitha fjalët e tjera i shkruan gabim

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Njër prej këtyre deputetëve është edhe Abelard Tahiri i cili ia ka qëlluar vetëm emrit të tij.

Në formularët e publikuar nga Kallxo.com, shihet se në përshkrimin e kombësisë e ka shkruar “shqiptarë”, qytetin e ka shkruar “Skenderajë” etj.

Ndryshe, regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit.

No photo description available.

Most Popular