E premte, 25 Qershor, 2021

Lajm i hidhur: Vdes polici nga Vushtrria, Bekim Krasniqi

Ka vdekur polici nga fshati Zhilivodë i qytetit të Vushtrrisë, Bekim Krasniqi.

I ndjeri ka qenë edhe ish pjesëtar i UÇK-së në luftën çlirimtare, shkruan Jepi zë.

Krasniqi njihej në luftë si një strateg, guximtar, prijës dhe vizionar e i pathyëshëm deri në çlirimin e Kosovës.

Pas përfundimit të luftës ishte inkuadruar në Policinë e Kosovës, ku sherbeu me nder dhe profesionalizëm.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarë, kolegë dhe bashkëluftëtarë të Krasniqit.