E premte, 25 Qershor, 2021

Vdesin tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, Elfete, Afrim e Ferdinaze, kanë vdekur.

Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar njëri nga fqinjët, Vebi Jerliu në rrjetin social “Facebook”.