E premte, 25 Qershor, 2021

Ballkani del nga gara për titull, Prishtina distancohet në krye

Ballkani edhe matematikisht ka dalë nga gara për titull të Superligës.

Skuadra nga Suhareka ka barazuar 1-1 me Dritën në ndeshjen e javës së 34-të.

Në anën tjetër Prishtina ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2-1.

Skuadra nga kryeqyteti është në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita dhe shtatë më shumë se Ballkani.