E premte, 25 Qershor, 2021

E rrallë: E infektuar me Covid, gruaja zgjohet nga koma sapo lind fëmijën

Një grua që ishte në koma e infektuar me Covid-19 ndërsa ishte shtatzënë ka treguar se si u zgjua një ditë pasi lindi foshnja e saj.Mediat e huaja, bëjnë me dije se, Marriam Ahmad shkoi në spitalin “Grange” në Cëmbran në janar doli pozitive me Covid.Ajo ishte 29 javë shtatzënë, dhe së bashku me burrin Usman nuk kishin vendosur as emrin për fëmijën e tyre të dytë. Por gjendja e Marriam u përkeqësua papritur.

Mjeku foli për operacion cezarian dhe tha se Marriam do të ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës.Por gjithashtu asaj iu tha se foshnja e saj mund të mos jetë aq e fortë sa të mbijetojë.Ndërsa vazhdonte të përkeqësohej, ekipi mjekësor vendosi që Marriam duhej të vihej në koma. Mjeku e mbajti për dore ndërsa i tha se “mund të mos kthehej më”.

“Ndodhi shumë shpejt. Brenda pesë minutash, ata më thanë ‘po shkon në një ventilator, foshnja do të dalë, do të jesh pa ndjenja, mund të mos e arrish. Thuaj lamtumirë “Marriam thirri prindërit e saj në Swansea dhe mjeku i telefonoi burrit të saj, i cili ishte në shtëpi në Newport me djalin e tyre një vjeçar Yusuf.Foshnja e Marriam lindi më 18 janar.

E njohur si ‘Baby Ahmad’ për ditët e para të jetës së saj, ajo peshonte sa një qese sheqer – 1.17 kg.Çuditërisht, dhe përkundër paralajmërimeve të mjekut, në mesditë të nesërmen Marriam ishte zgjuar nga koma.

“Nuk e kisha idenë se çfarë ndodhi. U zgjova. Padyshim që mund të shihja se nuk kishte asgjë në barkun tim dhe kisha shumë dhimbje.”