E premte, 25 Qershor, 2021

Albin Kurti ia vazhdon jetën monopolit të Devollëve?

Qeveria Kurti, ka miratuar plan-programin qeverisës për periudhën 2021-2025.

Në mesin e 165 zotimeve, aty nuk gjendet Projektligji për automjetet, i cili parasheh largimin e homologimit për vetura.

Ky projektligj ishte  i gatshëm që nga tetori i vitit 2020, kur vetë Lëvizja Vegtëvendosje e kishte sponzorizur në Kuvend, por dështoi  votimi në tre raunde ngase nuk i kishin votat e mjaftushme.

Analisti, Agron Demi, hedh dyshime lidhur me heshtjen e Qeverisë Kurti karshi kësaj iniciative.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, pyet se si është puna, pasi e njejta parti ishte shumë e zëshme ndaj këtij monopoli gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Kur nuk i kishin votat dëshironin me largu homologimin, tash që i kanë votat po dëshirojnë me mbajtë homologimin, a po si është puna?” shkruan ai.

Kujtojmë se, homologimi i veturave, ndërvite  u raportua se është në pronësi të Blerim Devollit nga kompania ‘Devolli”. 

Dhjetëra milionë euro llogaritet fitimi nga homologimi deri tani.