E premte, 25 Qershor, 2021

Në Kosovë deri më sot janë vaksionuar 29 mijë persona

Në qendrën e vaksionimit në sallën “1 tetori”, në Prishtinë është duke vazhduar vaksionimi i personelit shëndetësor të tërë Kosovës, me vaksinën antiCOVID, e vetëm sot janë vaksionuar 200 persona.

Këtë e ka bërë të dituar në konferencë për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 tetori”, Niman Bardhi.

Ku është duke u vazhduar dita e shtatë e vaksionimit e cila ka filluar me 5 maj, deklaron Bardhi.

“Jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tuje mbi procesin e vaksinimit në sallën 1 tetori. Aktualisht për sot kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Deri më sot kemi kaluar mbi 4000 doza të vaksinës Pfizer në sallën “1 Tetori”

Ai gjithashtu tregoi se deri më sot 29 mijë persona janë vaksionuar në Kosovë dhe se procesi i vaksionimit është duke funksionuar shumë mirë.