E premte, 25 Qershor, 2021

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Nëna e braktisë foshnjën menjëherë pas lindjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme pasi raportohet se një nënë e ka braktisur foshnjën e saj menjëherë pas lindjes.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 14:40.

Më tutje thuhet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes por e dyshuara nuk është hasur.

Rasti vazhdon të hetohet derisa është konsultuar edhe prokurori i shtetit.“Prishtinë 15.05.2021 – 14:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë raporti i policisë.