E premte, 25 Qershor, 2021

Sa e zonja na qenka Dafina Zeqiri në kuzhinë

Këngëtarja ka treguar se nuk ka talent vetëm për muzikë

Dafina Zeqiri njihet si njëra ndër artistet e preferuara të publikut shqiptar.

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale ku përveç të rejave që ndan për projekte muzikore me fansat Dafina ndan edhe pjesë nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja sot ka publikuar disa video ku shihet duke përgatitur ushqim në mënyre thuajse profesionale pasi ishte pajisur me të gjitha preparatet e duhura.

Në pamje mund të shihen ushqime të ndryshme të cilat duken mjaft të shijshme të cilat po përgatiten nga Dafina.