E premte, 25 Qershor, 2021

Ky është personi që u vra në Pejë nga i dyshuari që tentoi t’ia dhunonte vajzën (Foto)

Gazeta Sinjali raportoi sot për një vrasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, rreth orës 15 e 35 minuta, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Gëzim Kastrati. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Sinjali mëson nga burimet se i dyshuari ende nuk është kapur por se kanë filluar bastisjet për zbardhjen e rastit.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Gëzim Kastrati.

I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë për tentim-dhunimin ndaj vajzës së tij, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xhevdet Januzi i cili më pas e kishte vrarë.

Ky është Gëzim Kastrati që mbeti sot i vdekur.

Gëzim Kastrati
Gëzim Kastrati