E premte, 25 Qershor, 2021

Vrasja në Pejë – dyshohet se viktima tentoi t’ia dhunonte dorasit të bijën, mësohet edhe identiteti i dorasit

Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar Sinjali, i vrari dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se viktima Kastrati kishte tentuar t’ia dhunonte të bijën dorasit Xhevdet Januzi.

Kësisoj, mësohet se Januzi kishte dalur për t’u hakmarrë për rastin.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.