Tuesday, September 21, 2021

Zyrtare: Rikthehet në Itali Lucas Torreira, firmos më Fiorentinën

Lucas Torreira është rikthyer në Serie A, aty ku ka shkëlqyer me Sampdorian para se të transferohet tek Arsenali që më pas e huazoi në LaLiga tek Atletico Madrid.

Te “Topçinjtë” nuk e kishin në plane dhe kanë mirëpritur ofertën e Fiorentinës, që ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit të qendrës.

Në Itali raportohet se Torreira ka kaluar në huazim për 1.5 milion euro në Firence, ndërkohë që në verë mund ta blejnë nga Arsenali për 15 milion euro.