Monday, September 20, 2021

AAK thirrje Qeverisë: Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje, jemi në kohë pandemie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të vizitojnë spitalet e të gjejnë zgjidhje për të menaxhuar pandeminë COVID-19.

Ata kanë kërkuar që Kurti e Vitia të reflektojnë dhe të angazhojnë të gjithë potencialin për të menaxhuar pandeminë.

“Kryeministër Kurti, ministër Vitia, vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike. Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin”, thuhet në thirrjen e AAK-së.

Tutje thuhet, “Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje. Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.  Veproni e mos bëni sehir”, shkruajnë nga AAK-ja.