Tuesday, September 21, 2021

BASHKOHEN Andi dhe Melisa! Pas zhurmës së krijuar çifti fotografohen të lumtur!

Telenovela “Andi dhe Melisa” ka zhvillime të reja.

Pas zhurmës së madhe dhe ndarjes publike duket se çifti ka rregulluar raportet dhe janë kthyer sërish bashkë.

Ka qenë Melisa që ka publikuar një video nga një festë ku shkruante: “Andi mos më dil para” dhe papritmas u shfaq Andi duke qeshur në video.

Në tjetër video të publikuar më vonë çifti shihen bashkë dhe në fund shkëmbejnë një puthje si për të konfirmuar rikthimin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Andi dhe Melisa kanë krizë në lidhjen e tyre dhe e bëjnë ndarjen publike menjëherë.

Një pjesë e madhe e ndjekësve të tyre hodhën dyshimet për një lojë mes tyre për vëmendje por kjo gjë u mohua kategorikisht nga çifti.