Tuesday, September 21, 2021

Braziliani i Arsenal i ofrohet Milanit, Paolo Maldini nis interesimin

as largimit të Hakan Calhanoglu, Milani është në kërkim të një mesfushori të avancuar dhe ende nuk ka pasur zhvillime konkrete, megjithëse alternativat në treg janë të shumta.

Një tjetër fantazist i shtohet listës së drejtorit Paolo Maldini. Willian, akrtualisht pjesë e Arsenalit, sipas RMC Sport, i është ofruar Milanit përmes agjentëve të tij.

Vetë Maldini duket se e ka pëlqyer si ide afrimin e Willian dhe ka nisur punën për të parë mundësinë e realizimit të këtij operacioni. Willian e ka humbur vendin e titullarit te Arsenal. /abcnews.al