Tuesday, September 21, 2021

Champions League, kompletohen të gjitha grupet – shorti cakton super sfida

Është hedhur shorti në UEFA Champions League për sezonin 2021/22.

Shorti ka hedhur përballë njëri-tjetrit gjigantët Evropian si Manchester City vs Paris Saint Germain, Atletico vs Liverpool, Inter vs Real Madrid sërish në një grup së bashku e Bayern vs Barcelona, raporton Gazeta Express.

Natyrisht, e gjithë vëmendja do të jetë te City dhe PSG, me spekulimet që rriten se CR7 do të transferohet në Angli, çka do të thotë se tifozët do të kenë mundësi të shijnë të tjera përballjes mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Interesante do të jenë edhe sfidat Bayern vs Barcelona, pasi të gjithë ende e kanë në mendje atë turpërim që gjermanët i bën spanjollëve.

Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig, Clube Bruge
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan
Grupi C: Sporting, Dortmund, Ajax, Beshiktash
Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sherif Tiraspor
Grupi E: Bayern, Barcelona, Benfica, Dinamo Kiev
Grupi F: Manchester United, Villarreal, Atalanta, Young Boys
Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburgu
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo