Monday, September 20, 2021

Gruaja ndalohet të hyjë në kopshtin zoologjik pas marrëdhënies së çuditshme me shimpanzenë

Një grua që thotë se mes saj dhe një majmuni shimpanze ka lindur një dashuri e fortë, është urdhëruar që të mos futet më në kopshtin zoologjik në Antwerp të Belgjikës.

Gruaja që shihni në foto, shpjegon në videon e mëposhtme se ajo është e dashuruar me shinpanzenë mashkull që gjendet në kopshtin zoologjik që ajo frekuenton shumë shpesh.

“Unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua,” tha Adie Timmermans për kanalin belg ATV.

Adie thotë se ka kuptuar që majmuni Çita e do dhe ushqen ndjenja për të pasi ka katër vjet rresht që shihen.

Ajo e përshkruan raportin që thotë se ka krijuar me Çitën, si një lidhje të vërtetë. Madje ata shkëmbejnë puthje dhe ia bëjnë me dorë njëri-tjetrit kur takohen e ndahen.

Kurse nga sjellja e Adie Timmermans, zyrtarët e kopshtit zoologjik kanë vendosur ta shpallin të padëshirueshme dhe t’i ndalojnë hyrjen. Ata thanë se raporti që është krijuar ka shkaktuar që Chitah të shmanget nga shokët e tij majmunë.

“Kur Chita është e rrethuar vazhdimisht nga vizitorët, kafshët e tjera e injorojnë dhe nuk e konsiderojnë atë pjesë të grupit,” tha kuratori i kopshtit zoologjik Sarah Lafaut. Ai shtoi se Adie kalon shumë orë në vizitat që bën te ky kopsht zoologjik.

Lafaut shpjegoi: “Një kafshë që është shumë e fokusuar tek njerëzit është më pak e respektuar nga bashkëmoshatarët e saj. Ne duam që Chita të jetë një shimpanze sa më shumë që të jetë e mundur”.

Por për Timmermans, refuzimi që i bëhet po e dërrmon. Ajo thotë: “Jam e shkatërruar nga lidhja që kam pasur. Nuk kam më asgjë. Pse duan të na ndajnë?”