Monday, September 20, 2021

Kounde e “sposton” jashtë, Chelsea shet mbrojtësin për 30 milionë €

Chelsea ka arritur marrëveshjen me Sevillan për blerjen e Jules Kounde dhe ardhjen e tij duhet ta pasojë me patjetër një largim e në Londër kështu kanë bërë.

Kurt Zouma do lërë “Stamford Bridge” për të qëndruar po në Londër, por këtë herë do veshë fanellën West Ham, që e blen francezin për 30 milionë euro.

Vetë mbrojtësi do të firmosë për 5 vite me klubin e ri. 26-vjeçari po kryen vizitat mjekësore në Paris dhe shpejt do niset për në Londër.