Monday, September 20, 2021

Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor deri me 13 Shtator

Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës kanë vendosur që viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, si pasojë e situatës me pandeminë.

Burime brenda Qeverisë kanë njoftuar se vendimi është marrë sot gjatë një takimi mes dy institucioneve.

Të mërkurën pas takimit të MASHT-it me Asociacionin e Komunave ishte thënë se viti i ri shkollor pritet të fillojë më 1 shtator me prani fizike, porse ky vendim ka ndryshuar sot.