Monday, September 20, 2021

Mësoni këto 6 fakte që nuk i keni ditur për kryeqytetin e Vienës

Viena është kryeqyteti i Austrisë dhe poashtu një shtet federal. 

Më 2011 Viena kishte mbi 1.700.000 banorë dhe është pra qyteti me popullsinë më të madhe në Austri.

Viena është njëra nga qytetet në botë që ka standardin e jetesës më të lartë, shkruan Syri.net Kosova.  

Më poshtë ju sjellim 6 fakte që s’i keni ditur për Vienën:

1. Njihet si qyteti me prodhimtarinë më të madhe të verës në botë. Çdo vit në Vienë prodhohen më shumë se 2.5 milionë litra verë.

2. Viena mban një ndër smeraldët më të mëdhenj në botë. Shtëpia e një ndër smeraldëve më të mëdhenj në botë është pikërisht koleksioni i Pallatit Holfburg në Vienë.

3. Viena konsiderohet si “qyeti i muzikës”.
Titulli “qyteti i muzikës” i është dhënë nga kompozitorët e famshëm si Mozarti, Shubert, Bethoven apo Brahms. Gjithashtu një ndër universitetet më të njohur të muzikës ndodhet në Vienë, “University of Music and Performing arts”.

4.Ka kopshtin më të vjetër zoologjik.
Kopshti zoologjik i Vienës ndodhet pranë pallatit Schonbrunn dhe daton në 1752. Është më i vjetri në botë dhe shumëllojshmëria e kafshëve e ka bërë të kthehet në atraksionin kryesor të qytetit.

5.Më shumë se 300 ballo kërcimi zhvillohen çdo vit në Vienë
Në Vienë organizohen më shumë se 300 ballo kërcimi, të cilat zhvillohen nga Janari deri në Mars.

6. Është e njohur për Shnitzelin Vienez.
Gatimi tradicional kombëtar i Vienës është Shnitzeli, kryesisht mish pule i skuqur në vaj.