Tuesday, September 21, 2021

Reagon analisti: Vitinë as valles s’e kisha lënë me i pri, se lërë më ministrisë apo Prishtinës

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 dhe viktimave në vend, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka thënë se 18 vdekje në ditë e mbi 2 mijë e 200 raste pozitiv me virus janë rezultat i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministrit Albin Kurti.

Zogaj ka shkruar se Vitinë “as udhëheqës të një valleje në dasëm nuk e kishte lënë e le më ministër e krytar të Prishtinës.

Shkrimi i tij i plotë:

Rekordet e nje qeverie: 18 vdekje ne dite, 2290 raste pozitive, mbi 24 mije raste aktive. Rezultatet e Arben Vitise, dmth te Albin Kurtit. Kete Vitine, as udheheqes te nje valleje ne dasem s’e kisha lene, e lejeme minister ose kryetar Prishtine.