Monday, September 20, 2021

Ronaldo do largimin, Manchester City vihet në lëvizje dhe gjen rrugë të lirë

Një tjetër operacion i bujshëm mund të ndodhë këtë verë. Nga Italia bëjnë me dije se Jorge Mendes ka zbarkuar në Torino dje me avionin e tij privat dhe i është drejtuar menjëherë shtëpisë së Ronaldos.

Sky Sport, një nga burimet më të sigurta të merkatos, bën me dije se Ronaldo mund të bashkohet me Manchester Cityn në këto ditë të fundit të merkatos. Juventus nga ana tjetër është e hapur nëse Ronaldo kërkon largimin.

Ata duan minimumi 25 milionë euro për ta lënë të lirë, por mund të zgjidhet edhe me një shkëmbim. Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva janë në tavolinë. Vetë Ronaldo kërkon largimin nga Juventusi.

Flitet për PSG, por asnjë klub tjetër përveç Manchester Cityt nuk është mundësi për të ardhmen e portugezit. PSG nuk interesohet për të, edhe nëse largohet Mbappe.