Monday, September 20, 2021

Sot hidhet shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Janë kompletuar të gjitha 32 ekipet pjesëmarrëse të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.

Sot nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Chelsea është kampion aktual i këtij kompeticioni pasi fitoi edicionin e kaluar ku mposhti në finale Man City.

Ky sezon pritet të jetë akoma më konkurrues duke marrë parasysh përforcimet që kanë bëre ekipet evropiane.

Tashmë janë përcaktuar vazot ku gjenden skuadrat.

Vazo 1: Chelsea, Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Villarreal, Inter, Sporting Lisbon, Lille

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, ​​Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund

Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit Saint Petersburg, Benfica, Shakhtar Donetsk, Salzburg

Vazo 4: AC Milan, Club Brugge, Wolfsburg, Young Boys, Malmo, Dynamo Kyiv, Wolfsburg, Sheriff Tiraspol

Në këtë ceremoni do të shpallen edhe portieri, mbrojtësi, mefushori dhe sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar.

Kujtojmë që edicioni i ri starton më 14/15 shtator kur luhen edhe ndeshjet e xhiros së parë.