Monday, September 20, 2021

ZYRTARE: Thomas Delaney kalon te Sevilla

Sevilla ka kompletuar transferimin e radhës.

Skuadra e Sevillës ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për blerjen e Thomas Delaney, transmeton lajmi.net.

Klubi spanjoll ka shpenzuar 6 milionë euro për blerjen e futbollistit, i cili ka nënshkruarë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2025.

Është ky transferimi i gjashtë për Sevillën gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke u bërë kështu njëra ndër skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në këtë merkato nga ekipen e La Ligës.

29-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe pesë asistime.