Monday, September 20, 2021

Afër 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar një rritje enorme. Si pasojë janë rritur edhe rastet e vdekjeve.

Të dhënat e fundit folën për 18 qytetarë që humbën jetën, ndërsa u shënuan mbi 2,200 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa rastet aktive kanë arritur afër 25 mijë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.