Monday, September 20, 2021

Aksident në Veternik, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë pasdite në Veternik, në të cilin janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona  kanë pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ajo informoi se personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo.