Monday, September 20, 2021

“Dita kur filloi jeta ime”, Katy Perry feston ditëlindjen e parë të vajzës

Vajza e çiftit të famshëm, Katy Perry dhe Orlando Bloom feston përvjetorin e parë të lindjes. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me famë botërore e ka konsideruar ardhjen në jetë të vogëlushes, Daisy Dove si ditën kur nisi dhe jeta e saj.

Katy Perry and Orlando Bloom Are Having A Fun Day In Hawaii With Baby Daisy Dove ~ Mag Grand in 2021 | Katy perry, Katty perry, Katy

“1 vit më parë sot është dita kur filloi jeta ime. Gëzuar ditëlindjen e parë pëllumbi im, dashuria ime.”, shkroi 36-vjeçarja. Këngëtarja e “California Girls” mirëpriti fëmijën e parë me Bloom në gusht 2020, duke e bërë aktorin baba për herë të dytë. Aktori ka dhe një djalë 10 vjeçar me ish-gruan Miranda Kerr.

Katy Perry gives BIRTH! The singer welcomed a baby girl named Daisy Dove with her fiance Orlando Bloom | FR24 News English

Çifti, i cili u fejua në shkurt të 2019-ës e kanë mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes së publikut që nga lindja e saj.