Tuesday, September 21, 2021

Fermeri krijon zemrën me dele për të kujtuar tezen e ndjerë

Pandemia ndau shumë njerëz për shkak të rregullave të forta dhe kjo gjë ndodhi dhe me Ben Jackson në Australi.

Fermeri ndodhej në New South Wales kur tezja e tij Debby humbi jetën në Queensland, 400 km larg dhe për shkak të pandemisë nuk mundi ta përshëndeste për herë të fundit dhe të merrte pjesë në funeralin e saj.

Për këtë arsye, ai gjeti një mënyrë krejt të veçantë për të kujtuar tezen e ndjerë, duke krijuar një zemër gjigante në fushë.

Ben hodhi një sasi të madhe drithërash në tokë duke mundësuar që delet të shkonin pas ushqimit dhe të krijonin imazhin e ndjerë në homazh të familjares së tij.