Monday, September 20, 2021

Klopp “pa dorashka”: CR7 te Manchester City? Nuk është biznes për të ardhmen

Jurgen Klopp ka komentuar ditën e sotme kalimi e mundshëm të Cristiano Ronaldos te Manchester City. Portugezi do largohet nga Juventusi dhe është në bisedime me kampionët e Anglisë.

tekniku gjerman i Liverpool është shprehur kështu në lidhje me zërat e merkatos: “E shikoj si një tifoz futbolli diçka të tillë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.

Nëse klubet e tjera mund ta marrin, nuk është një biznes për të ardhmen, është një lëvizje për të tashmen për efekt të menjëhershëm. Disa klube kështu punojnë”.