Tuesday, September 21, 2021

Manchester United konkret, ofertë zyrtarë për Juventusin dhe Ronaldon

Manchester United ka nxituar dhe ka bërë ofertën për Cristiano Ronaldon, shkruan Fabrizio Romano. “Djajtë e kuq” kontaktet e para me Jorge Mendes i kishin që në momëntin që mësuan se portugezi do largohej nga Juventusi.

Anglezët kanë bërë ofertën e tyre për Juventusin, si dhe i kanë dërguar Mendes marrëveshjen për dy vite me CR7.

Së shpejti letrat do të jenë gati, ndërsa për t’u përmendur është fakti që Manchester City është tërhequr nga gara.

Momentalisht nuk ka shifra në lidhje me ofertat e bëra. Gjithsesi është e qartë se rikthimi i Ronaldos tek United është më pranë se kurrë.