Monday, September 20, 2021

Mbahet debati publik me temën “Transparenca në shpenzimin e buxhetit komunal”

OJQ “Iniciativa Qytetare Skenderaj” (IQS), në kuadër të porjektit ”Ngritja e transparencës në menaxhimin e financave publike përmes aktivizmit qytetar”, që mbështetet në kuadër të Aktiviteti i USAID-it për Bashkëpunim me Komunitetin (CCA), organizoi sot Debat publik me temën “Transparenca në shpenzimin e buxhetit komunal”.

Në këtë debat ishin të ftuar përfaqësues të Komunës së Skenderajt,OSHC-ve, medieve, partive politke dhe qytetarë e ku u diskutua për ngritjen e transparencës së institucioneve lokale në shpenzimin dhe raportimin e financave publike dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse.

Ky debat ka për qëllim ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunës së Skenderaj, përmirësimin e menaxhimit të financave publike, dhe rritjen e qasjes së publikut në informacione rreth shpenzimit të buxhetit komuna