Tuesday, September 21, 2021

Mikesha “e detyron” të lyejë flokët rozë, Kida ndan pamjet live

Kida është një nga këngëtaret shqiptare, që ka spikatur gjithmonë për ndryshimet në ‘look’. Ajo është si një kameleon i vërtetë, përsa i përket ndryshimeve në pamje.

Aktualisht, Kida ndodhet me pushimet me mikeshën e saj dhe kjo periudhë duket se e ka frymëzuar të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Këngëtarja ka treguar se e ka detyruar mikesha që t’i bëjë flokët ngjyrë rozë. Përkrah një fotografie Kida ka shkruar: “Shiko çfarë më bëri”.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit që bukuroshja ka lancuar është bashkëpunimi me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën, i cili mund të cilësohet pa frikë si hiti i verës.