Tuesday, September 21, 2021

Përleshje masive në Rusi, Berisha nuk e lejon topin të del jashtë dhe kontribuon në gol

Një rast shumë interesant ka ndodhur në takimin mes Akhmat Grozny dhe Arsenalit në Superligën e Rusisë.

Lojtarët e dy skuadrave nisën përleshjen, pas një problemi që nisi ylli i Kosovës, Bernard Berisha, shkruan lajmi.net.

Futbollisti i Arsenalit provoi të largonte topin nga fusha pasi bashkëlojtari ishte i lënduar, por Berisha nuk e lejoi të dilte jashtë dhe nisi një kundëraksion që përfundoi në gol.

Pas këtij rasti, bashkëlojtarët e dy skuadrave nisin përleshjet, por më pas ndeshja vazhdon.