Tuesday, September 21, 2021

Rrëfimi i vajzës nga Gjilani që u bë pjesë e ushtrisë amerikane

Argjenta Maliqi, është një vajzë nga Gjilani e cila vendosi që ëndrrën e saj të fëmijërisë ta realizojë në Amerikë.

Ajo në emisionin #Gjesi Summer në T7, tregoi për rrugëtimin e saj nga një vend i vogël, në një kontinent tjetër dhe krejt e vetme.

Gjithçka filloi kur ajo aplikoi për studime në Kaliforni dhe gjatë qëndrimit atje ajo morri vendimin që të jetë pjesë e ushtrisë amerikane.

Padyshim që sfidat nuk i kanë munguar gjatë qëndrimit në vendin ku shumë të rinj ëndërrojnë të ndërtojnë një të ardhme.

Por, përveç që është pjesë e ushtrisë, ajo ka ligjëruar edhe në universitete amerikane dhe për momentin është duke u marrë me një biznes personal.

Për më shumë, ndiqeni intervistën në vazhdim.