Monday, September 20, 2021

Futbollisti shqiptar prezantohet te Legia Warsaw

Tashmë është zyrtare, Jurgen Çelhaka është futbollisti më i ri i Legia Warsaw. Talenti i Tiranës i bashkohet ish-shokut të skuadrës Ernest Muçi i cili u transferuar para 1 viti te kampionët e Polonisë.

20-vjeçari spikati me Tiranën dukë u bërë lider në rolin e mesfushës, aq sa drejtuesit e Legias këmbëngulën që në fillim për të siguruar shërbimet e Çelhakës.

Nga ky operacion pritet të mbushe arkën dhe Tirana e cila vazhdon me zbulimin e talenteve dhe shitjen e tyre jashtë Shqipërisë, transmeton Panorama. Lajmin e bëri publik vetë klubi polak me anë të një postimi në rrjete sociale duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit 20-vjeçar.