Monday, September 20, 2021

Mblidhet Qeveria, miratohen masat e reja kundër pandemisë

Kabineti qeveritar është ka miratuar masat e reja pas rritjes së numrit të të vdekurve e të infektuarve në vendin tonë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe të fataliteteve, institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

“Masat kundër pandemisë i kemi propozuar e miratuar në raport me situatën epidemilogjike duke qenë të kujdesshëm për të ruajtur raportin mes shëndetit e ekonomisë. Kur përmirësohej situata i lironim, kur përkeqësohet jemi të detyruar t’i shtrëngojmë. Me miratimin e vaksinës ndryshoi raporti me pandeminë. U kthyem në kundërsulm me vaksinim. E nisëm nga fundi i marsit, e atë masiv nga 15 qershori. Edhe pse e nisëm të fundit në rajon, në gusht për disa javë ishim të parët me mesataren më të lartë në rajon”, ka thënë ai duke shtuar se “një valë e re ishte e pashmangshme në shtator”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim urgjent të qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tregoi për masat e reja: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator
Qarkullimi i qytetarëve në pikat kufitare. Tani të gjithë qytetarët, pavarësisht shtetësisë ,janë të obliguar të paraqesin në hyrje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit. Në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë.
Gastronomia vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Derisa Qeveria po vahzdon me shqyrtimin e miraitmin e pikave tjera