Tuesday, September 21, 2021

Agron Kajtazi demanton AKR’në: Jam PDK, me futën në listë pa lejën time

Dega e AKR në Skenderaj e udhëhequr nga Pajzit Isufi ka publikuar listen e certifikuar të kandidatëve për Kuvendin e Skenderajt që do t’i hyjnë garës me 17 tetor. Ajo që ra në sy ishtë edhe emri i Agron Kajtazit, asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Por, kandidatura e Kajtazit po del që është berë pa dijën e tij. Kajtazi në një prononcim për rajonin ka thënë është dhe do të mbetet në PDK.

“Qëndrojë stoikisht, pas Partis Demokratike të Kosovës PDK-së. Me dijen time nuk jam kandidat për asamblist në asnjëren parti, madje ditë më parë publikisht kam njoftuar publikun së unë përfundimisht po terhiqem nga jeta politike”, ka thënë Agron Kajtazi për portalin rajoni.org