Tuesday, September 21, 2021

Arrijnë në Kosovë afganët e parë, i presin Kurti, Osmani, Kosnett në aeroport

Kanë arritur afganët e parë në Kosovë.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Afganët që kanë arritur në Kosovë,pritet të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.