Monday, September 20, 2021

Burnley dhe Leeds Utd ndajnë pikët, 3 fitore në 3 ndeshje, Tottenham kryeson i vetëm!

Burnley dhe Leeds United nuk përcaktuan dot një ekip fitues në fund të 94 minutave më sfidën e zhvilluar në “Turf Moor” që u mbyll në barazim 1-1. Të dyja ekipet vinin nga një periudhë jo shumë pozitive , me vendasit që në këtë sezon kishin regjistruar dy humbje, ndërsa ekipi i Bilesës vinte nga një humbje e një barazim. Takimi kishte grintë të admirueshme, por jo shumë raste në pjesën e parë , me Leedsin që u shfaq më kërkues.

Situata ndryshoi në pjesën e dytë ku ishin vendasit ata që këmbëngulën më tepër dhe për rrjedhojë erdhi goli i avantazhinit më anë të Chris Wood. Golashënuesi më i mirë në historinë e Burnley-t në Premier League u tregua një gjahtar zone dhe nga pranë portës devijoi në rrjetë gjuajtjen e Lowton.

Goli i pësuar e zgjoi Leeds-in që nisi të organizohej për të mos u larguar pa pikë nga “Turf Moor” dhe goli erdhi 4 minuta nga fundi. Ai që e dërgoi në rrjetë ishte sulmuesi më i mirë i “the ëhites” në 2 sezonet e fundit, Patrick Bamford. Goli ishte një fotokopje e golit që shënoi më herët Wood, me numrin 9 të Leeds-it që nga pranë portës e devijoi në fund të rrjetës. Gjithçka u mbyll në barapspeshë me Leedsin që pas 17 vitesh rikthehet të barazojë një ndeshje në transfertë në Premier League, ndërkohë që Burnley regjistroi pikën e parë në këtë sezon.

Kampionati anglez pas tre javëve të para kryesohet i vetëm nga Tottenham Hotspur që mposhti 1-0 edhe Watford me një gol të koreano-jugorit Son-Heung Min dhe në tre raundet e para ka marrë pikë të plota dhe nuk ka pësuar asnjë gol.